
Ekspertët e OBSH-së kanë ngritur alarmin se variante të reja më të rrezikshme të Covid-19 mund të zhvillohen. Gjatë një konference nga Gjeneva, përfaqësues të Komitetit të Urgjencës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë kanë paralajmëruar se variante të reja të Covid-19 mund të përhapen në të gjithë botën duke e bërë edhe më të vështirë ndalimin e pandemisë.
“Nuk ka mbaruar aspak”, thanë ekspertët e agjencisë së Kombeve të Bashkuara, duke nënvizuar “probabilitetin e fortë që të shfaqen variante të reja dhe ndoshta më të rrezikshme që mund të jenë edhe më të vështira për t’u kontrolluar”.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al