Varianti afrikan i Covid-it në Kosovë, flet kreu i Infektivit: Përhapet më shpejt

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se varianti afrikan i coronavirusit përhapet më shpejt, ndërsa tha se pacienti i konfirmuar me këtë variant është pranuar më 4 qershor në Klinikë dhe po trajtohet me oksigjeno-terapi.

Sadiku në një konferencë për media tha se gjendja e pacientit është stabile. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Infektivës tha se në total me coronavirus të shtrirë në spital janë 20 persona.

“… Ne jemi të obliguar të përgatitemi për trajtimin që kanë nevojë për hospitlaizim. Rënia e numrit të rasteve ka ndikuar që të zvogëlohet numri i të hositalizuarve dhe sot kemi 20 pacientë me Covid”.

Ndryshe, sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar praninë e variantit afrikan të coronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *