Varianti Delta dhe vaksinimi i fëmijëve, kompania Pfizer jep lajmin: Dozat efikase edhe ndaj grupmoshave 5-11 vjeç

Kompania Pfizer dhe BioNtech ka njoftuar ditën e sotme se vaksina e prodhuar prej tyre, është e sigurt dhe efikase edhe te fëmijët e moshës 5-11 vjeç.

Kompanitë planifikojnë t’i dorëzojnë informacionin përkatës Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave ( FDA ), Agjencisë Evropiane të Barnave ( EMA ) dhe rregullatorëve të tjerë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të vlerësojnë dhe miratojnë përdorimin e vaksinës tek fëmijët e kësaj moshe.

Në deklaratën e lëshuar nga dy kompanitë nuk përfshijnë të dhëna të detajuara nga testi. Gjetjet nuk janë vlerësuar ende nga palët e treta dhe as nuk janë botuar në një revistë shkencore.

Sipas ekspertëve, megjithatë, rezultatet e reja përkojnë me ato të vërejtura te fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit.

“Ne jemi të kënaqur të zgjerojmë mbrojtjen që vaksina i jep popullatës më të re, duke iu nënshtruar autorizimit rregullator, veçanërisht kur monitorojmë përhapjen e variantit Delta dhe kërcënimin aktual për fëmijët,” tha Albert Bourla , CEO i Pfizer .

Njoftimi vjen në mes të të dhënave të reja të krijuara nga mutacioni Delta: Sot rreth një në pesë raste të reja janë tek të rinjtë .

Fëmijët kanë një rrezik shumë më të ulët se të rriturit, edhe kur ekspozohen ndaj variantit Delta. Sidoqoftë, një numër i vogël i fëmijëve të infektuar sëmuren rëndë, ndërsa të tjerët mund të kenë simptoma të zgjatura për muaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *