Varianti Delta do të rrisë rastet në shtetet amerikane

15:13 04/07/2021

Fauci ka bërë thirrje për më shumë vaksinime në zonat ku njerëzit janë skeptikë të marrin dozat

SHBA do të shohë rritje në rastet e variantit Delta të Covid-19 në zonat ku normat e vaksinimit janë të ulëta. Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci. Varianti Delta është shumë ngjitës dhe tani është i pranishëm në të paktën 98 vende. Administrata e Presidentit amerikan, Joe Biden, ka shënuar një sukses në fushatën e  vaksinimit, me 66.8% të të rriturve amerikanë që kanë marrë të paktën një dozë dhe 54.6% të të gjithë amerikanëve që kanë marrë dy doza.

Gjatë një interviste për NBC News, Fauci është shprehur se varianti Delta mund të vendosë sërish në rrezik shoqërinë dhe bizneset të cilat tanimë janë rihapur. Ai i bëri thirrje njerëzve që të vaksinohen pasi do të jenë më të rrezikuar nga varianti indian i cili tanimë ka transmetueshmërinë më të lartë.

Po ashtu kreu i OBSH ka deklaruar se kombet e pasura po ndajnë vaksinat në vendet me të ardhura të ulëta shumë ngadalë mes përhapjes së variantit Delta duke rrezikuar miliona jetë. Tedros Adhanom tha se udhëheqësit botërorë duhet të sigurojnë që të paktën 10% e njerëzve në të gjitha vendet duhet të vaksinohen deri në fund të Shtatorit, në mënyrë që të mbrohen.

Varianti Delta sipas ekspertëve është i rrezikshëm dhe po vazhdon të evoluojë dhe shndërrohet, gjë që kërkon vlerësim të vazhdueshëm dhe rregullim të kujdesshëm të përgjigjes së shëndetit publik.  OBSH ka kërkuar nga vendet e pasura të ndajnë në mënyrë të barabartë veshje mbrojtëse, oksigjen, teste, trajtime dhe vaksina.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *