Varianti Delta “kyç” Australinë, gjysma e popullsisë e izoluar në shtëpi prej COVID-19

Shtatë qytete të Australisë janë izoluar, në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Delta të koronavirusit.

Zyrtarët raportuan të mërkurën për rritje të lehtë të rasteve: më shumë se 200.

Gati gjysma e popullsisë, përkatësisht mbi 12 milionë njerëz janë të izoluar në Sidnej, Brizbën, Përth, Darvin, Taunsvill dhe Golld Kost.

Urdhri për të qëndruar në shtëpi do të vlejë dy javë.

Zyrtarët kanë bërë thirrje për përshpejtimin e fushatës së vaksinimit, pasi vetëm 5 për qind e australianëve janë plotësisht të vaksinuar.

Australia ka përgjithësisht numra të ulët të rasteve dhe viktimave nga koronavirusi, por javët e ardhshme do të jenë kritike.

Varianti Delta është gjetur në pesë nga tetë shtetet dhe territoret e saj, vetëm dy javë pasi është shfaqur në Sidnej.

Ky variant, i cilësuar si shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është thënë se përhapet më shpejt se variantet e tjera.

Australia e ka parandaluar transmetimin më të gjerë të koronavirusit gjatë vitit të kaluar përmes masave të rrepta.

Masat kanë përfshirë kufij të mbyllur, karantinë dhe sisteme agresive të gjurmimit të kontakteve.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili ndjek të dhëna për pandeminë, Australia ka konfirmuar mbi 30,000 raste me koronavirus dhe 910 viktima.

/REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *