Varianti Delta mbyll Sidnein edhe me një javë

19:20 07/07/2021

Bllokimi do të zgjasë deri më 16 Korrik dhe përfshin më shumë se pesë milionë banorë

Varianti Delta ka mbyllur edhe me një javë tjetër banorët e Sidneit, pas rritjes së rasteve. Qeveria e Uellsit të Ri Jugor tha se kishte marrë vendimin e vështirë pasi luftonte me llojin shumë të transmetueshëm të COVID-19 .

Përhapja e këtij varianti e ka rritur numrin e të infektuarëve në 350, numri më i lartë në këto muajt e fundit. Një total prej 27 rastesh të reja të fituara u raportuan gjatë 24 orëve të fundit nga 18 që ishin në fillim të kësaj jave.

Një urdhër i qëndrimit në shtëpi përfshin pesë milionë banorë në zonat e Sidneit të Madh, Ëollongong dhe Bregut Qendror. Tanimë kufizimet janë zgjatur deri më 16 Korrik. Shkollat ​​gjithashtu do të mbyllen javën e ardhshme.

Më pak se 10% e australianëve janë plotësisht të vaksinuar. Mungesa e furnizimeve, posaçërisht e vaksinës Pfizer, do të thotë që shumë australianë nuk mund të vaksinohen dot deri në muajt e fundit të vitit.

Sidnei ka qenë më i godituri nga shpërthimi i variantit Delta, megjithëse rastet janë përhapur në të gjithë vendin. Gjatë vitit të kaluar bllokimet, gjurmimi i shpejtë i kontakteve dhe rregullat e distancës sociale kanë ndihmuar Australinë të ulë numrin e të infektuarëve i cili tanimë është rritur gjithnjë e më shumë. Bllokimi aktual është i dyti në Sidnei që nga fillimi i pandemisë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.