Varianti Delta rrezik për spital

23:40 15/06/2021

Dy doza të një vaksine Covid-19 zvogëlojnë rrezikun me 70% ndaj këtij mutacioni

Varianti Delta, i identifikuar së pari në Indi dyfishon rrezikun e shtrimit në spital krahasuar me variantin më parë dominues në Britani.

Studimi i realizuar në Skoci ka treguar gjithashtu se dy doza të një vaksine ende sigurojnë mbrojtje të fortë. Provat e hershme sugjeruan që mbrojtja nga vaksinat kundër variantit Delta, të identifikuar së pari në Indi, mund të jetë më e ulët se efektiviteti ndaj variantit Alpha, i identifikuar në Kent, Angli Juglindore.

Të dhënat e botuara në revistën shkencore Lancet, shqyrtoi 19,543 raste dhe 377 shtrime në spital midis 5,4 milion njerëzve në Skoci u gjet se kishin variantin Delta.

Chris Robertson, Profesor i Epidemiologjisë së Shëndetit Publik, Universiteti i Strathclyde, u shpreh se duke parë moshën dhe sëmundjet , varianti Delta është më i transmetueshëm dhe personat që kanë marrë vetëm një dozë të një vaksinë janë më të rrezikuar. Dy doza të vaksinës përafërsisht zvogëlon rrezikun e pranimit në spital me 70%.

Varianti Delta i Covid-19, është zbuluar në 74 vende dhe është gati të bëhet lloji dominues në të gjithë botën.

ShpĂ«rthimet e variantit Delta janĂ« konfirmuar nĂ« KinĂ«, SHBA AfrikĂ« , Skandinavi dhe vendet e PaqĂ«sorit. NĂ« SHBA, rastet e variantit Delta dyfishohen afĂ«rsisht çdo dy javĂ« dhe pĂ«rbĂ«jnĂ« 10% tĂ« tĂ« gjitha rasteve tĂ« reja ndĂ«rsa nĂ« Britani ajo pĂ«rbĂ«n mĂ« shumĂ« se 90% tĂ« rasteve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *