Varianti i ri Delta ndërpret “festën” e izraelitëve, rikthehen masat anti-Covid

Izraeli ka qenë i renditur në vendet që e kanë menaxhuar pandeminë më mirë në të gjithë botën, por mesa duket përhapja e variantit të ri Delta po kthehet në shqetësim. Përhapja masive e këtij varianti detyroi Kryeministrin Naftali Bennett të ri-vendosë disa kufizime dhe të ndryshojë politikën e tij të menaxhimit të pandemisë.

“Zbatimi i strategjisë së re do të përfshijë marrjen e disa rreziqeve, por duke marrë parasysh faktorët ekonomikë, ky është ekuilibri i nevojshëm,” tha Bennett javën e kaluar.

Strategjia e re do të përfshijë monitorimin e rasteve, inkurajimin për tu vaksinuar, testet e shpejta dhe fushata informacioni mbi përdorimin e maskave. Strategjia e qeverisë është e ngjashme me planet e qeverisë britanike për të rihapur ekonominë, megjithëse Izraeli është në procesin e ri-imponimit të masave ndërsa Londra po heq kufizimet.

Kufizimet përfshijnë përdorimin e detyrueshëm të maskës në ambientet e brendshme dhe karantinimin për këdo që mbërrin në Izrael. Sipas qeverisë së Izraelit për të arritur imunitetin e tufës duhet  të vaksinohet  75%  e popullsisë. Sot ky kufi është rritur në 80%.

Katër javë më parë, Izraeli po festonte rikthimin në normalitet pas fushatës së suksesshme të vaksinimit. Numri i rasteve shënoi rënie dhe qeveria hoqi masat për mbajtjen e detyrueshme të maskës dhe të distancës sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *