Varianti i ri i COVD ka “mbërthyer” vendin, Boris Johnson merr vendimin: S’ka ndryshim masash deri për Krishtlindje, më pas…

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka njoftuar se nuk do të vendosë kufizime të reja për shkak të COVID-19, të paktën deri para krishtlindjeve.

Ai ka shtuar më tej, se pas kësaj date të shënuar, situata do të monitorohet sërish pasi situata është tejet e vështirë.

Britania ka raportuar një numër rekord të infeksioneve të reja gjatë javës së kaluar pasi lloji shumë i transmetueshëm Omicron është përhapur dhe numri i shtrimeve në spital është rritur gjithashtu, raporton Reuters.

Johnson zhvilloi dje një takim me kabinetin e tij, i cili zgjati mbi dy orë, dhe në të cilin u diskutuan të dhënat më të fundit për COVID-19.

Mediat raportuan se disa ministra hoqën dorë nga futja e masave të reja përpara Krishtlindjeve, pavarësisht paralajmërimeve të disa shkencëtarëve.

“Sot, ne nuk mendojmë se ka prova të mjaftueshme për të justifikuar ndonjë masë më të ashpër përpara Krishtlindjeve”, tha Johnson në një video të postuar në mediat sociale.

Ai shtoi se vendosja e kufizimeve të reja pas Krishtlindjes nuk mund të përjashtohet dhe se qeveria vazhdon të monitorojë me shumë kujdes variantin Omicron, nga zgjerimi i mëtejshëm i të cilit, siç tha ai, varen aktualisht masat e reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *