Varianti i ri i Omicron-it në Izrael

21:00 17/03/2022

Zbulohet në Izrael një variant i ri i koronavirusit. Ekspertët e shëndetit thanë se bëhet fjalë për një kombinim të dy varianteve të Omikronit, BA1 dhe BA2, me të cilin rezultuan të infektuar dy udhëtarë që kishin hyrë në Izrael përmes aeroportit Ben Gurion të Tel Avivit.

Autoritetet kanĂ« nisur menjĂ«herĂ« testimet e personave, me tĂ« cilĂ«t ata kanĂ« pasur kontakte. Nga kqyrjet laboratorike duket se ky variant Ă«shtĂ« mĂ« pak i dĂ«mshĂ«m se pararendĂ«sit e tij tĂ« Omikronit. Mbetet pĂ«r t’u vlerĂ«suar shpejtĂ«sia e pĂ«rhapjes. Kulmin e infektimeve me Omikron, Izraeli e kaloi nĂ« Janar tĂ« kĂ«tij viti, kur infektimet shĂ«nuan rekordet e gjithĂ« periudhĂ«s sĂ« pandemisĂ«.

Vala e Omikronit nuk është ndalur ende në Europën Qëndrore. Gjermania shënoi rekord të ri pandemik infektimesh me gati 295 mijë raste ditore. Në nivelet më të larta të infektimeve ditore është edhe Austria, ku ditët e fundit numërohen 50 deri 60 mijë raste të reja. Megjithatë, shifrat e viktimave apo shtrimet në spitale janë të ulëta. Me rekorde infektimesh po përballen edhe Kinë dhe Koreja e Jugut.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.