Varianti indian mbërrin në Britani

13:45 17/04/2021

Ky variant ka një mutacion të dyfishtë në karahasim me Covid-19, ndërsa janë zbuluar 80 raste

Zbulohet një tjetër variant i koronavirusit në Britani. Është shënuar si ‘varianti indian’, dhe deri tani autoritetet kanë zbuluar rreth 80 raste.

Sipas mjekëve, ky variant ka një mutacion të dyfishtë në karahasim me Koronavirusin 1. Rastet e identifikuara janë në Londër dhe 4 në Skoci. I është vendosur sigla B.1.671 dhe aktualisht është dominues në Indi. Sipas autoriteteve shëndetsore britanike, nuk ka vend për alarm, por po mbahet nën kontroll për transmetueshmërinë që mendohet se mund të jetë më aktiv.

Ajo që shqetëson është fakti se duke patur mutacion të dyfishtë, mund të krijojë ndonjë problem përsa i përket efektit të vaksinave aktualisht në treg.

Britania e Madhe është vendi i parë në botë me nurmin më të lartë të testimeve mbi gjenomën njerëzore, dhe për këtë arrin gjithnjë të zbulojë variantet menjëherë.

Aktualisht India, nga mbërrin ky mutacion, numëron rreth 14 mln të infektuar me coronavirus, dhe mbi 170 mijë vdekje.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *