Varianti indian mbyll Australinë

23:24 29/06/2021

Kufizimet e ashpra në Sydney do të zgjasin deri në 9 Korrik, qeveria thirrje për vaksinim

Australia raportoi një rritje të infeksioneve COVID-19 ndërsa autoritetet në disa shtete shtrënguan kufijtë e lëvizjes.

Qeveria ka bërë thirrje për të bërë më shumë vaksinime mes përhapjes së variantit Delta. Pas muajsh lufte me pandemine, Australia po lufton me variantin në pesë nga tetë shtetet e saj.

Varianti i zbuluar për herë të parë në Indi ka sjelle bllokime në tre qytete të mëdha dhe kufizime të ashpra duke prekur më shumë se 20 milion Australianë, ose rreth 80% të popullsisë.

Shteti i Queensland Verior vendosi njĂ« bllokim tre-ditor nĂ« kryeqytetin Brisbane. NĂ« Sydney, njĂ« e pesta e popullsisĂ« Australiane, Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« bllokim dy javor deri nĂ« 9 Korrik. PĂ«rhapja e variantit Delta nĂ« kĂ«tĂ« vend Ă«shtĂ« rritur nĂ« gati 150 raste nĂ« dite.

Maskat e detyrueshme dhe ndalimi i grumbullimeve vijon që të mbetet në të gjithë Australinë. Policia e Uellsit të Ri Jugor gjobiti zëvendës kryeministrin Barnaby Joyce me 200 Dollarë për mos mbajtjen e maskës brenda një karburanti. Ndërsa qeveria federale është përballur me kritika për ritmin e vaksinimit. Më pak se 5% e popullsisë është vaksinuar plotësisht.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *