Varianti Omicron mbërrin deri në Antarktidë

19:45 01/01/2022

Zbulohet një vatër infeksioni në stacionin polar

Varianti Omicron i Covid arrin deri në Antarktidën e akullt në polin e jugut. Disa studiues të stacionit polar belg “Princesha Elisabetë” rezultuan pozitivë, pavarësisht masave të rrepta që aplikohen atje prej autoriteteve.

Sipas një virologu të konsultuar nga Sekretariati Polar, probabiliteti që infeksioni në stacion të jetë për shkak të Omikron është i lartë, duke qenë se ky variant përfaqëson 99% të rasteve në Afrikën e Jugut, ndalesa e fundit e shkencëtarëve para mbërritjes së tyre në Antarktidë.

Gjithsesi asnjëri prej të infektuarve nuk paraqet gjendje të rëndë shëndetësore. Mediat belge që raportojnë lajmin thonë se të gjithë studiuesit e stacionit polar kanë marrë të paktën dy doza të vaksinës dhe kishin rezultuar negativë para nisjes për në bazë.

Nga 25 personat e pranishëm në stacion, dy të tretat rezultuan pozitivë me Covid megjithëse asnjëri prej tyre nuk shfaq simptoma të rënda.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.