Varianti Omicron rrit shifrat në Kosovë, shkon në 540 numri i rasteve aktive me virus

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë po shënon rritje.

Aktualisht në vend janë 540 raste aktive, nga 509 që u raportuan një ditë më parë.

E numri më i lartë i rasteve aktive është në Komunën e Prishtinës. Në kryeqytet aktualisht janë 136 raste aktive, ndërsa 49 raste janë në Ferizaj.

Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi se nga 3 mijë e 711 testime, 38 persona rezultuan pozitivë me COVID-19.

Ndërkohë që u raportua edhe se asnjë person nuk ka ndërruar jetë si shkak i infektimit me koronavirus.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.