Varianti Omicron/ Studiuesit: Doza përforcuese do të mund të siguronte 85 për qind mbrojtje kundër sëmundjes së rëndë

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë analizuar ndikimin e mundshëm të dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 që do të ketë ndaj variantit Omicron dhe thonë se do të mund të sigurojë rreth 85 për qind mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, mbrojtja rezulton më pak se vaksinat e dhëna kundër versioneve të mëparshme të COVID-19. Por kjo do të thotë se doza e shtuar ende duhet të mbajë shumë njerëz jashtë spitalit.

Modelimi, nga ekipi në Imperial College London, bazohet në informacione të kufizuara për Omicronin. Studiuesit thonë se ka një shkallë të lartë pasigurie derisa të mblidhen më shumë informacione të botës reale për këtë variant të ri që po përhapet me shpejtësi.

Ekspertët janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se sa do të jetë i butë ose i rëndë varianti Omicron

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.