Varianti Omicron ‘tremb’ Gjermaninë/ Kancelari Scholz njofton masa të reja kufizuese: Asnjë spektator dhe tubime! Pa tifozë edhe ndeshjet e Bundesligës

Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi sonte se masa të ashpra për koronavirusin, edhe për ata që janë vaksinuar, në sfondin e përhapjes së shpejtë të mutacionit Omicron.

Sipas asaj që Scholtz njoftoi pas 28 dhjetorit, do të kete:

Kufizime në tubime

– Të gjitha ngjarjet kryesore do të zhvillohen pa spektatorë, përfshirë ndeshjet e Bundesligës.

Më herët, kreu i divizionit të Evropës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi sot vendet që të përgatiten për një “rritje të konsiderueshme” të rasteve të koronavirusit pasi mutacioni Omicron përhapet, duke vënë në dukje se deri më tani varianti është kryesisht i përhapur tek të rinjtë.

Që nga shfaqja e tij në fund të nëntorit, Omicron është vendosur në të paktën 38 nga 53 vendet që i përkasin seksionit evropian të OBSH-së. “Ajo ka mbizotëruar tashmë në shumë prej tyre, si Danimarka, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar,” tha Hans Kluge në një konferencë shtypi në Vjenë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *