Nuk marrin fund lajmet e këqija për skuadrat europiane teksa shumë lojtarë kanë rezultuar pozitiv me virusin SARS-COV-2. Koronavirusit nuk i shpëton as Reali i Madridit ku janë infektuar katër lojtarë.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi madrilen me anë të një komunikate zyrtare duke njoftuar se lojtarët që kanë rezultuar pozitiv janë, Kurtua, Kamavinga, Valverde dhe Vinicius JR.
“Klubi i Realit të Madridit komunikon se lojtarët tanë, Kurtua, Valverde, Kamavinga dhe Vinicius JR kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”, shkruhej në komunikatën e skuadrës “Los Blancos”
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al