Vatikani merr vendimin: Kisha Katolike nuk do të bekojë martesat e çifteve nga i njëjti seks

Vatikani njoftoi këtë të hënë se priftërinjtë dhe zyrtarë të tjerë të Kishës Katolike, nuk mund të bekojnë bashkime të të njëjtit seks, duke argumentuar se bekime të tilla “nuk janë të ligjshme” nëse zbatohen.

Zyra Doktrinore e Vatikanit, Kongregata për Doktrinën e Besimit (CDF), e mori vendimin në përgjigje të pyetjeve që bekime të tilla mund t’i uronin mirëseardhjen katolikëve homoseksualë, duke qenë se Kisha nuk lejon martesa mes dy personave me të njëjtën gjini. Papa Françesku miratoi përgjigjen, duke theksuar se nuk ka për qëllim të bëj një diskriminim të padrejtë, por një kujtesë të së vërtetës dhe ritit liturgjik”.

Vendimi i CDF thotë se, meqenëse martesa midis një burri dhe një gruaja është sakrement dhe bekimet lidhen me sakrementin e martesës, ato nuk mund të shtrihen dhe në çiftet e të njëjtit seks.

“Për këtë arsye, nuk është e lejueshme të bekosh një marrëdhënie ose partneritet, qoftë edhe të qëndrueshëm, që përfshin aktivitete seksuale jashtë martese, siç është rasti me bashkimin e të njëjtit seks”, thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *