Vatikani shpall dy shenjtorë shqiptarë të tjerë, shkon në 40 numri i martirëve të njohur nga Selia e Shenjtë

vatikani shpall dy shenjtore shqiptare te tjere shkon ne 40 numri i martireve te njohur nga selia e shenjte
vatikani shpall dy shenjtore shqiptare te tjere shkon ne 40 numri i martireve te njohur nga selia e shenjte

Shkon në 40 numri i martirëve të shpallur shenjtorë nga Vatikani. Kështu listës prej 38 martirëve i janë shtuar edhe dy të tjerë. Bëhet fjalë për Luigj Paliq ose Luigj Palaj dhe Gjon Gazullin.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se në 2016-ën kur u shpallën 38 martirët e tjerë, këto dy emra mbetën jashtë kësaj liste të rëndësishme për shkak se Luigj Paliq dhe Gjon Gazulli i përkasin kohës të para komunizmit. Pas 8 vitesh, tashmë Vatikani ka marrë këtë vendim me peshë për kishën katolike shqiptare.

Në njoftim kisha katolike bën të ditur se “gjatë audiencës që iu dha Hirësisë së Tij Kardinalit Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve,  Papa Françeskur autorizoi të njëjtin Dikaster të shpallte Dekretet në lidhje me: Martirizimi i Shërbëtorit të Hyjit Luigi Paliq, i shpallur Meshtarë i Urdhrit të Françeskan Minor; i lindur më 20 shkurt 1877 në Janjevë në Kosovë dhe i vrarë nga urrejtja për fenë më 7 mars 1913 në Pejë. Martirizimi i Shërbëtorit të Hyjit Gjon Gazulli, prift dioqezan; i lindur më 26 mars 1893 në Dajç të Zadrimës dhe i vrarë në urrejtje ndaj fesë më 5 mars 1927 në Shkodër”, bën të ditur kisha katolike shqiptare.

Atë Luigj Paliq është personifimi më i mire dhe më i qartë i vuajtjes persekutuese të katolikëve shqiptarë të Kosovës. Në vitin 1913 ndërsa në Kosovë dhe më konkretisht në Gjakovë, vazhdonte fushata e egër e persekutimit dhe asimilimit të katolikëve shqiptarë, Atë Paliq u gjend në krye të detyrës duke inkurajuar besimtarët e asaj treve të mos lëshonin besimin e të parëve dhe identititetin shqiptarë. Për këtë arsye, në një urrejtje patologjike ndaj gjithçkaje katolike dhe shqiptare, pushtuesit malazezë e arrestuan dhe e torturuan në mënyrë çnjerëzore.

Pas një periudhe të gjatë burgosjeje në burgun e Gjakovës, ku edhe pse nën tortura të tmerrshme, nuk pranoi asimilimin dhe mohimin e fees, ai u tërhoq zvarrë nëpër rrugë dhe u shpua me bajonetë në Pejë, duke gjetur vdekjen e mënjëhershme.

Ndërkohë Dom Gjon Gazulli u ekzekuatua nga Mbreti Zog, me varje, në Shkodër me 5 mars në vitin 1927. Ai ishte një kundërshtar i mbretit Zog për shkak të politikave të tij shpesh here diskriminuese ndaj zonave katolike, kryesisht Dukagjinit. Gjithashtu ai kundërshtoi ashpër dhe hapur të ashtuquajturin “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”. Para ekzekutimit fjalët e tij të fundit ishin: “ Po vdes i pafajshëm. Rrnoftë Krishti, Mbreti ynë! Rrnoftë Kisha Katolike, Nëna jonë! Rrnoftë Papa, Ati ynë! Rrrnoftë Shipëria dhe shqiptarët e vërtetë! Këta meshtarë dhe jeta e tyre, janë tregues së përpjekjes dhe përkushtimit total që Kisha Katolike në vendin tone pati për Fe e Atdhe.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts