“Vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë u shua plotësisht”, ministri Peleshi i ashpër: Piromanët do të përballen me ligjin!

vatra e zjarrit ne qafen e llogarase u shua plotesisht ministri peleshi i ashper piromanet do te perballen me ligjin
vatra e zjarrit ne qafen e llogarase u shua plotesisht ministri peleshi i ashper piromanet do te perballen me ligjin

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka reaguar në lidhje me situatën ku gjendet vatra e zjarrit e cila u aktivizua ditën e djeshme në Qafën e Llogarasë.

Në një postin më rrjetet sociale, Peleshi shkruan se vatra është shuar plotësisht.

Ai është treguar i rreptë edhe me autorët e ngjarjes.

“Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët!”, shkruan Peleshi.

Postimi i plotë:

Vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë është arritur të shuhet, pas përpjekjeve të përbashkëta të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile. Mbi 40 efektivë të tjerë nga #FA iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës.
Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts