
Vatrat e zjarreve në bregdetin e jugut të Turqisë janë ende aktive.
Autoritetet thonë se ndodhen në terren për të “neutralizuar” flakët, ndërsa shtuan se për fat të keq, 8 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa dhjetëra të tjerë ndodhen në spital për trajtim mjekësor. Qindra banorë e turistë të zonës janë evakuuar dhe vendosur në hotele.
Qyteti turistik i Bodrumit, është një nga më të prekurit nga zjarret. Edhe aty turistët janë evakuuar me anije ndërsa tymi e flakë të shumta mbuluan qiellin.
Për fat të mirë, vatrat e flakëve në Bodrum dhe rrethinat e saj është vendosur në kontroll.
Ndërsa vijon të jetë problematike situata në Manavgat dhe Marmaris.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al