Vazhdon beteja e brendshme në PD, Gazment Bardhi dhe disa deputetë largohen nga grupi në WhatsApp pas një mesazhi

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa (mbështetes i Bashës) ka fshire sot nga grupi në WhatsApp, i Grupit Parlamentar të PD, njoftimin e Gazment Bardhit, i cili lajmëronte që takimi i radhës i deputetëve do të ishte të martën në orën 12.00.

Megjithatë duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, ku Lulzim Basha njeh Flutura Açkën si Kryetaren e Grupit Parlamentar, kjo ka sjelle veprimin e Kryetarit Basha, i cili përmes Hasës, ka fshirë njoftimin dhe ka hequr nga grupi Bardhin, ndërsa janë larguar nga grupi edhe disa deputetë.

Veprimi i Lulzim Bashës, vetëm sa ka nxitur deputetët e tjerë të largohen më pas nga ky grup, duke refuzuar këtë metodë veprimi në grupin parlamentar.

Deputetët të kontaktuar nga News24 e kanë konsideruar këtë një veprim qesharak dhe pa asnjë efekt, sa kohë ato mund të krijojnë sa grupe të duan për të komunikuar me njëri tjetrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts