Vazhdon gjykimi në Hagë i ish-komandantit të UÇK-së Salih Mustafa, sot pritet të dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, do të paraqitet sërish sot para trupit gjykues në Hagë, nga ora 09:30.

Në seancën e parë të gjykimit më 15 shtator, u bë e ditur se trupi gjykues do të dëgjojë dëshminë e dy dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga data 20 shtator deri të martën 28 shtator 2021.

Gjatë kësaj seance, Mustafa u deklarua sërish se është i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të.

Ai madje e quajti Gjykatën Speciale zyrë e “Gestapos” duke iu referuar shërbimit sekret policor në kohën e Gjermanisë naziste.

“Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”, deklaroi Mustafa.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni i fundit u bë publik më 28 shtator 2020. Aktakuza e ngarkon Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për “krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash”.

Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *