Vazhdon masakra në Mianmar, grupet e të drejtave të njeriut: Më shumë se 40 fëmijë të vrarë gjatë trazirave

Të paktën 43 fëmijë janë vrarë nga forcat e armatosura në Mianmar që nga grushti ushtarak i shkurtit, sipas organizatës së të drejtave Save the Children.

Grupi tha se vendi i Azisë Juglindore ishte në një “situatë makthi”, me viktimën më të re të njohur vetëm shtatë vjeçe. Një grup lokal i monitorimit shprehet se numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 536, raporton Reuters.

I dërguari i KB në Mianmar ka paralajmëruar për rrezikun e një “banje gjaku të afërt” ndërsa intensifikohet shtypja. Paralajmërimi pason një shpërthim luftimesh midis ushtrisë dhe milicisë së pakicës etnike në zonat kufitare.

Trazirat në Mianmar filluan dy muaj më parë, kur ushtria mori kontrollin e vendit pas zgjedhjeve të cilat partia e Lidhjes Kombëtare për Demokraci (NLD) të Aung San Suu Kyi fitoi me rezultat të thellë.

Kur dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë në të gjithë vendin për të protestuar kundër grushtit të shtetit, ushtria përdori topat e ujit për t’u përpjekur t’i shpërndajë turmat. Pas një jave, konflikti u përshkallëzua dhe u përdorën plumba gome dhe municione të tjera.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *