Vazhdon misteri i “djalit në Danub”, policia rrëzon pistën e fëmijës së humbur britanik

vazhdon misteri i djalit ne danub policia rrezon pisten e femijes se humbur britanik

vazhdon misteri i djalit ne danub policia rrezon pisten e femijes se humbur britanik

13:22 14/09/2023

Policia ka konfirmuar se trupi i fëmijës së gjetur në lumin Rin në Gjermani nuk i përket britanikut Ben Needham.

“Konfirmohet se kampioni i ADN-së së gjetur në lumin Danub nuk përputhet me Ben Needham”, shkroi policia e South Yorkshire. “Familja e Ben është njoftuar dhe po merr mbështetje. Lutjet tona shkojnë për vogëlushin që ende duhet të identifikohet dhe familjen Needham që mbetet në kërkim të përgjigjeve”.

Policia e South Yorkshire po hetonte rastin në bashkëpunim me Interpol pas apelit nga ky i fundit ku publikoi edhe detaje nga dosja.

Interpol tha se fëmija ishte mbështjellë me letër alumini dhe pas tij ishte lidhur një gur. I vetmi hamendësim është që djali nuk ka qenë gjerman.

Ndërkohë familja e Ben Needham është në kërkim të djalit të tyre që prej vitit 1991 kur ai u zhduk nga ferma e gjyshërve të tij në ishullin grek Kos./tvklan.al

vazhdon misteri i djalit ne danub policia rrezon pisten e femijes se humbur britanik

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts