Vazhdon procesi i vaksinimit në Kosovë, deri më sot janë kryer mbi 64 mijë injektime te qytetarët

Procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën antiCOVID-19 është duke vazhduar edhe sot në gjithë vendin.

Deri në orën 12:00 në nivel vendi janë vaksinuar 800 qytetarë. Kështu ka bërë të ditur para mediave Niman Bardhi, koordinator në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori”.

“Edhe sot po vazhdon procesi i vaksinimit në sallën “1Tetori” dhe në vendet tjera në nivel vendi. Deri tani kur po flasim në sallën “1 Tetori” të vaskinuar kemi 100 persona, kurse në nivel vendi janë 800”, tha Bardhi.

Ai shtoi se referuar numrit të përgjithshëm nga dita e parë kur ka nisur procesi i vaksinimit e deri më sot, janë vaksinuar mbi 64 mijë e 500 qytetarë.

Bardhi shtoi se gjatë dy ditëve të vikendit ka pasur një interesim të vogël.

“Dje dhe sot kemi pasur një numër në rënie të qytetarëve të vaksinuar”, u shpreh ai.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se në Kosovë kanë arritur 100.620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Dy javë më parë, Kosova po ashtu ka pranuar 38.400 doza të vaksinës nga COVAX-i si dhe 15.000 doza të tjera, donacion nga Bashkimi Evropian.

Më 28 maj, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1.213.290 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.

Qeveria e Kosovës synon që deri në fund të vitit të vaksinojë 60 për qind të popullatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *