Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Izrael, varianti Delta shkaktar për 90 për qind të infeksioneve

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se 3 mijë raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) u zbuluan në 24 orët e fundit në vend.

Ministria tha në një deklaratë se numri i rasteve aktive në vend u rrit në 24.076, prej të cilëve 236 janë në gjendje të rëndë.

Numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 884.933, kurse ai i vdekjeve në 6.497.

Lajmet e mediave lokale thonë se 90 për qind e rasteve të reja në Izrael janë shkaktuar nga varianti Delta, i cili u identifikua për herë të parë në Indi.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *