Vazhdon shpërthimi i vullkanit La Palma

Shpërthimi i vullkanit Cumbre Vieja në ishullin spanjoll La Palma nuk tregon shenja lehtësimi, thonë shkencëtarët. Vullkani është aktiv për 66 ditë tashmë, duke nxjerrë llavë dhe hi dhe duke gjeneruar tërmete.

Instituti Kombëtar Gjeografik i Spanjës regjistroi 46 tërmete midis orës 12 të mesnatës dhe 07:37 të mëngjesit me orën lokale të së martës, me lëkundjet të fuqishme me magnitudë 4.8 dhe 4.7 të shkallës Rihter.

Të hënën u regjistruan 95 tërmete, numri më i lartë që nga 17 nëntori, kur u regjistruan mbi 300 tërmete.

Të hënën gjithashtu ndodhi një rrjedhë e katërt e llavës që arriti në det, me rrezikun e një çlirimi të pakontrolluar të gazrave toksikë që rezultojnë kur llava e nxehtë takohet me ujin e kripur të Oqeanit Atlantik. Rreth 3,000 banorë vendas duhet të qëndrojnë brenda.

Llava tani mbulon afërsisht 1060 hektarë tokë në ishull. Mbi 2,500 ndërtesa janë shkatërruar dhe rreth 7,000 njerëz janë evakuuar.

Një grumbullim hiri dhe pluhuri nga vullkani ka detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin e ishullit. Fluturimet u anuluan gjatë fundjavës dhe situata është planifikuar të rivlerësohet së shpejti, njoftoi transportuesi rajonal i ishullit Kanarie Binter.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.