Vazhdon ‘telenovela’ Wanda-Icardi/ Nga punësimi i një hetuesi privat te hakerimi i celularit, si e zbuloi 34-vjeçarja tradhtinë e argjentinasit

Vazhdon telenovela me protagonistë Mauro Icardi dhe Wanda Nara.

Sipas asaj që raportohet nga programi televiziv “Los Angeles de la manana”, LAM, aktorja China Suarez i kishte shkruar futbollistit argjentinas për tu ” takuar në një vend ku askush nuk e njihte”. Ndërkohë Wanda, nga ana e saj, ka punësuar punësuar një hetues privat për të zbuluar lëvizjet e burrit të saj, madje duke shkuar aq larg sa të hakonte celularin e tij në mënyrë që të zbulonte tradhtinë.

Wanda

Kjo situatë nuk është pritur mirë nga argjentinasi i cili ka braktisur stërvitjen e Paris Saint Germain për të shkuar në Milano ku ndodhet edhe bashkëshortja e tij. Ndërkohë Wanda pak më parë ka publikuar një foto pa unazë dhe duke u shprehur se ndihet më mirë pa të dhe ka hequr nga lista e followers-ve argjentinasin.

Nga ana tjeter  China Suarez vazhdon jetën e saj të qetë. Ajo  ka publikuar disa fotografi të udhëtimit të saj në Madrid në profilin e saj në Instagram.

Sandra

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *