Vazhdon telenovela Wanda-Icardi/ Pas ribashkimit, modelja pranon tadhëtinë: Mendova se ishin ndarë, i besova dhe tani duhet ta paguaj me reputacionin tim

Duket se në Argjentinë marrëdhënia Wanda-Icardi  po bëhet po bëhet një telenovelë. Teksa të gjithë mendonim se me faljen që Wanda i bëri argjentinasit cdo gjë do të mbyllej, harruam protagonisten tjetër të historisë,  Eugenia Suarez.

Pas ribashkimit të çiftit, Suarez konfirmon tradhtinë.

Eugenia1

“Nuk e kam iniciuar, inkurajuar apo shkaktuar këtë situatë, gjithmonë kam besuar se janë ndarë”- ka shkruar modelja në Instagram.

“Duket se është më e besueshme se unë jam e keqja, ajo që mashtron dhe jo viktima. Unë jam një grua që nuk kam më frikë të pohoj të drejtën e saj për të jetuar pa paragjykime. Unë jam marrë me burrat fjalët e të cilëve i kam besuar gjithmonë kur ata thanë se ishin ndarë ose se po ndaheshin. E ndjej kete situate sikur te ishte nje deja-vu ndaj me duhet te paguaj me reputacionin tim ceshtjet qe kane te bejne me sferen personale te cdo femre. Dhe gjithashtu duket se eshte me e lehte per nje gruaja të fajësojë, të heqë fajin”- shkruan më tej ajo.

Ndërkohë Wanda nga ana tjetër i është përgjigjur me një kolazh të fotografive të lumtura të tre muajve të fundit së bashku me futbollistin duke shkruar: Unë kujdesem për familjen time, për fëmijën, jetën”.

Dhe ndërsa Icardi nuk ndjek më askënd në mediat sociale përveç gruas së tij Wanda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *