Vdekja e Albright/ Kryetari i Komanduar i PD: Mike e çmuar e kombit tonë, shqiptarët do të jenë përherë mirënjohës për udhëheqësinë e saj






madeleineKryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright

Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj thotë se Albright ka qenë një mike e çmuar e kombit tonë, duke thekuar se shqiptarët do të jenë përherë mirënjohës për udhëheqësinë e saj në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe për mbështetjen që i dha vendit tonë për anëtarësimin në NATO.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, mike e çmuar e kombit tonë. Shqiptarët do të jenë përherë mirënjohës për udhëheqësinë e saj në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe për mbështetjen që i dha vendit tonë për anëtarësimin në NATO.

Ngushëllime familjes dhe popullit amerikan. Pusho në paqe Madeleine Albright”, shkruan Alibeaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *