Vdekja e ish-sekretarit Amerikan të Shtetit/ “Privilegj të punoja me të”, Yuri Kim: Mishërimi i një amerikani të madh, i jepte presidentit këshillën e tij më të mirë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Powell, i cili humbi betejën me koronavirusin.

Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane pohon se kishte punuar me Powell, ndërsa thekson se ai ishte mishërim i një amerikani të madh që dha këshillën e tij më të mirë që ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje.

“Unë kisha privilegjin të punoja për të në sekretarinë e tij dhe pashë nga afër se si ai i dha të gjitha. Dhe aq i zënë sa ishte, ai gjithmonë gjente kohë për t’i dhënë një nxitje të vogël atyre që e rrethonin, për të na kujtuar nderin dhe përgjegjësinë e veçantë të shërbimit publik. U preftë në paqe.

Colin Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh, një njeriu që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit tonë dhe inkurajimit të të tjerëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Cilado qoftë sfida – dhe kishte shumë – ai u përpoq t’i jepte Presidentit këshillën e tij më të mirë dhe ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje.”, shkruan Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *