Vdekja e kreut të Wagner/ “Putin nuk fal askënd”, reagon zyra e Zelenskyt: Prigozhin firmosi dënimin me vdekje kur…

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, postoi në Twitter pas raportimeve për rrëzimin e avionit të Prigozhin, se duhet të pritet deri në qartësimin e situatës.

“Është e qartë se Putini nuk fal askënd. Ai po priste momentin. Është gjithashtu e qartë se Prigozhin nënshkroi një dënim me vdekje në momentin që ai besoi “garancitë e Lukashenkos” dhe në “fjalën e ndershme” të Putinit,” shkroi Podolyak.

“Eliminimi i Prigozhin dhe komandës Wagner dy muaj pas përpjekjes për grusht shteti është një sinjal nga Putin për elitat ruse përpara zgjedhjeve të 2024″, shtoi ai më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts