Vdekja e opozitarit rus, gazetari investigativ ngre dyshime: Navalny është helmuar për të dytën herë, në burg ka kamera, por…

vdekja e opozitarit rus gazetari investigativ ngre dyshime navalny eshte helmuar per te dyten here ne burg ka kamera por
vdekja e opozitarit rus gazetari investigativ ngre dyshime navalny eshte helmuar per te dyten here ne burg ka kamera por

RUSI

“Fatkeqësisht, (hipoteza më e mundshme) është se ai u helmua për herë të dytë”. Kështu ka deklaruar gazetari investigativ bullgar njëherazi dhe mik i disidentit rus Navalny, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në burgun e Siberisë.

Ai ka ngritur dyshime në lidhje me vdekjen e opozitarit rus, kundërshtarit kryesor të presidentin Putin.

“Nuk kemi ende prova”- ka thënë Grozev, i cili hetoi mbi helmimin e Navalny-t katër vjet më parë. Ne kemi prova rrethanore në atë drejtim, njëra prej të cilave është: nëse do të ishte e vërtetë që, siç deklaroi qeveria ruse, se ai është rrëzuar në tokë për shkak të një mpiksje gjaku gjatë shëtitjes së tij në oborrin e burgut, ku janë provat? Ku janë provat vizuale?

Të gjitha burgjet në Rusi janë të pajisura me kamera vëzhgimi dhe deri më tani nuk kemi parë asgjë”. “E përsëris, kjo është vetëm rrethanore, por në këtë pikë gjithçka sugjeron se ai u vra me qëllim”, nënvizoi gazetari, për CNN. Sipas agjnecisë së lajmeve Tass gazetari i njohur është në listën e “të kërkuarve” të Ministrisë së Brendshme ruse.

“Unë jam i sigurt se do të zbulojmë se çfarë ka ndodhur me të. Barra e provës se ai vdiq i vetëm tani është në duart e Kremlinit, sepse katër vjet më parë ne vërtetuam se ata u përpoqën ta vrisnin me armë kimike”.-nënvizoi gazetari.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts