Vdekja e princit Philip, disa fise në Vanatau mbajnë zi për vdekjen e “Zotit” të tyre

Ndërsa Britania vajton për vdekjen e Princit Philip, atyre u bashkohet një komunitet fisnor në një ishull të Paqësorit.

Për dekada me radhë, dy fshatra në ishullin Tanuat të Vanuatuan kanë respektuar Dukën e Edinburgut si një figurë shpirtërore të ngjashme me Zotin. Një periudhë zyrtare zije po mbahet tani në vendin e largët dhe shumë njerëz të fiseve janë mbledhur të hënën në një ceremoni për të kujtuar Princin Philip.

“Lidhja midis njerëzve në ishullin Tanna dhe popullit anglez është shumë e fortë. Ne po i dërgojmë mesazhe ngushëllimi familjes mbretërore dhe popullit të Anglisë”, tha udhëheqësi i fisit Shefi Yapa, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Për javët e ardhshme, këta njerëz do të takohen periodikisht për të kryer rite për Dukën, i cili shihet si një “pasardhës i ricikluar i një shpirti ose Zoti shumë të fuqishëm që jeton në një nga malet e tyre”, thotë antropologu Kirk Huffman, i cili ka studiuar fiset që nga vitet 1970.

Ata me gjasë do të zhvillojnë vallëzim ritualistik, do të mbajnë një procesion dhe do të shfaqin kujtime të Princit Philip, ndërsa burrat do të pinë kava, një pije ceremoniale e bërë nga rrënjët e bimës kava. Kjo do të kulmojë me një “tubim domethënës” si një akt përfundimtar i zisë. “Do të ketë një pasuri të madhe në shfaqje” që do të nënkuptojë jams dhe bimë kava, thotë gazetari me bazë në Vanuatu, Dan McGarry.

Metoda e veshjes tradicionale është akoma e zakonshme në këta fise, ndërsa paratë dhe teknologjia moderne siç janë celularët përdoren rrallë brenda komunitetit të tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *