Vdekja e të miturit në Tiranë/ 13-vjeçari ishte me të atin duke ndërruar baterinë, zbardhen detaje

vdekja e te miturit ne tirane 13 vjecari ishte me te atin duke nderruar baterine zbardhen detaje
vdekja e te miturit ne tirane 13 vjecari ishte me te atin duke nderruar baterine zbardhen detaje

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë në periferi të kryeqytetit, ku një i mitur u gjet i vdekur në një garazh.

Ndryshe nga policia, e cila njoftoi zyrtarisht se 13-vjeçari u gjet brenda një makine në garazhin e banesës, gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve raportoi për “BalkanWeb” se i mituri është gjetur jashtë makinës, brenda garazhit ku ka qenë bashkë me të atin pasi ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash.

Mjeti, ku u gjet ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit.

Versioni zyrtar përfundimtar për vdekjen tragjike të të miturit pritet pas ekspertizës së mjeko-ligjorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts