
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka folur sot në lidhje me aksionin policor në kampin ku qëndrojnë muxhahedinët iranianë.
Rrumbullaku foli në lidhje me vdekjen e një personi ditën e sotme në kamp, teksa shpjegoi se gjatë kohës që policia po kryente ndërhyrjen ai vetë është njoftuar nga krerët e MEK se në qendrën e tyre të emergjencës ndodhej një banor i tre që kishte ndërruar jetë.
Ai shtoi se në lidhje me këtë çështje është ngritur një grup hetimor, ndërsa tha se do dalë një konkluzion i qartë për këtë rast pas ekspertizës mjeko-ligjore.
“Gjatë kohës që kryheshin veprimet nga drejtuesit e MEK jam bërë me dije se në qendrën e tyre të emergjencës ndodhej një banor i tre që kishte ndërruar jetë. Për sa sipër është ngritur një grup i posaçëm hetimor, oficerë të policisë gjyqësore Durrës. Pas daljes së ekspertizës do nxirrni konkluzionin tuaj dhe nuk dua të prononcohem më tej për këtë çështje”, u shpreh Rrumbullaku.
[embedded content]
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al