Vdekjet nga Covid, jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Jordani

21:07 13/03/2021

Ministri i Shëndetësisë në Jordani ka dhënë dorëheqjen pasi 6 pacientë të infektuar me Covid-19 humbën jetën në spital si pasojë e mungesës së oksigjenit.

Kryeministri i vendit Bisher al-Khasawneh i kërkoi ministrit të Shëndetësisë Nathir Obeidat që të tërhiqej pas kësaj ngjarje.

Dhjetra të afërm të pacientëve që humbën jetën u mblodhën të revoltuar përpara spitalit. Për të shmangur incidentet, forcat policore shkuan në vendngjarje.

Nuk është e qartë përse oksigjeni u ndërpre, por për këtë ngjarje ka nisur një hetim. Ministri i Shëndetësisë tha se ndjente përgjegjësi morale për atë që ndodhi. /tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *