Vdekjet nga overdoza në SHBA u rritën me 30%

08:20 15/07/2021

Ekspertët: Ndikim solli izolimi gjatë pandemisë dhe përzierja e gabuar mes drogave dhe ilaçeve

Një numër rekord i amerikanëve vdiqën nga mbidozimi i drogës dhe ilaçeve gjatë vitit 2020. Sipas statistikave zyrtare të Institutit Kombëtar të Abuzimit të Drogës vdekjet nga mbidozat e drogës u rritën gati 30% më shumë duke arritur në 93,000 raste. Madje sipas ekspertëve kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë, ndërkohë që në 2019 ishin 72 mijë vekje nga overdoza.

Sipas ekspertëve ndikim në rritjen e këtyre rasteve  solli pandemia.

Distancimi social zvogëlon aksesin në programet që ofrojnë shkëmbim shiringash, terapi zëvendësimi me opioide ose vende të sigurta injeksioni ku vëzhguesit mund të vendosnin antidotin e mbidozës Narcan, kanë lënë shumë përdorues droge që të vdisnin vetëm.

Për më tepër, gjatë qëndrimit në shtëpi, të varurit nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë personalisht në takimet e grupeve mbështetëse ose të vizitonin terapistët e tyre për seanca të drejtpërdrejta.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se izolimi njihet si një faktor për shtimin e ankthit dhe depresionit, madje këto ndjenja mund të çojnë në abuzim të drogës. Raportet e fundit botërore tregojnë se pandemia ka sjellë një rritje të numrit të përdoruesve në shumë vende të botës.  

Edhe vetë ilaçet u bënë më vdekjeprurëse. Furnizuesit e ilaçeve më shpesh përzienin fentanilin me kokainë dhe metamfetaminë për të rritur efektet e tyre. Të dhënat treguan se opioidët ishin të përfshirë në 74% të vdekjeve nga mbidoza në karahasim me një vit më parë.

Shumica e shteteve amerikane u përfshinë nga kjo prirje. Por rritja më e madhe e vdekjeve nga mbidoza u vu re në Vermont ndjekur nga Kentaki, Karolina e Jugut, Virxhinia, dhe Kalifornia të cilat pësuan rritje nga 54 deri në 45% më shumë.

Ekspertët  vlerësojnë se në baza ditore Shtetet e Bashkuara tani po shohin më shumë vdekje nga mbidozimi sesa vdekje nga COVID-19.

Klan News





Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *