Vdes i mbijetuari i fundit i çlirimit të Aushvicit, me tankun e tij uli gardhin elektrik rreth kampit të nazistëve

David Dushman, ushtari i fundit i mbijetuar sovjetik, i përfshirë në çlirimin e Aushvicit, ka vdekur, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press. Ai ka qenë 98 vjeç.

Me tankun e tij, Dushman ka ulur gardhin elektrik rreth kampit të nazistëve, të vendosur në jug të Polonisë më 27 janar 1945, teksa forcat sovjetike janë nisur drejt Berlinit.

Nazistët kanë dëbuar rreth 1.3 milion persona në kompleksin në Aushvic në periudhën 1940-1945, sipas Muzeut të Holokaustit në Shtetet e Bashkuara.

Rreth 1.1 milion prej tyre janë varë nga autoritetet e kampit. Ndërkohë që forcat sovjetike i janë afruar Aushvicit, në janar të vitit 1945, nazistët kanë nisur të evakuojnë personat në kamp, duke shtyrë 60,000 të burgosur që të ikin.

Kur kanë arritur forcat sovjetike në kamp, aty kanë qenë rreth 7,000 të burgosur të sëmurë dhe gati duke vdekur. Komuniteti i Hebrenjve në Mynih dhe Bavari, ka thënë të dielën se Dushman ka vdekur në një spital në Mynih të shtunën.

“Secili dëshmitar i historisë që vdes, është humbje, mirëpo t’i themi lamtumirë David Dushmanit është dhimbje e veçantë”, ka thënë Charlotte Knobloch, ish-udhëheqëse e Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com