Vdes ish-komandanti i UÇK-së, Esat Krasniqi

Ka vdekur ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin se sonte ka ndërruar jetë ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi. Përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij, i cili tërë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare, duke u shquar si koordinator i shkëlqyeshëm për udhëheqjen dhe funksionalizimin e jetës ushtarake në Betejën e Koshares”, ka shkruar Haskuka.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen dhe bashkëluftëtarët e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *