Vdes në mënyrë misterioze turisti britanik në Ibiza, pranë zonës ku William dhe Kate ishin me pushime

vdes ne menyre misterioze turisti britanik ne ibiza prane zones ku william dhe kate ishin me pushime

Vdekja misterioze e një turisti britanik i gjetur i pajetë në det në zonën e Ibizës po bën xhiron e internetit. Në kryefjalë përmendet se burri është gjetur i vdekur pranë vilave ku kishin pushuar çifti princëror William dhe Kate.

Dyshohet se 33-vjeçari është mbytur, por hetimet e policisë vijojnë. Alarmi u ngrit kur burri u gjet pa ndjenja në ujë në San Jose, në jugperëndim të Ibiza.

Ekipet e shpëtimit e çuan atë në një anije aty pranë duke u përpjekur ta kthenin në jetë, por përfundimisht – pavarësisht përpjekjeve – britaniku ndërroi jetë.

Nuk është ende e qartë nëse burri ishte vetëm apo me miqtë dhe familjen në ishull. Njoftimet e policisë priten brenda orëve në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts