
22:22 17/03/2021
Presidenti i Tanzanisë John Magufuli ka vdekur në moshën 61-vjeçare nga problemet në zemër, ka njoftuar të mërkurën zv/Presidenti i vendit.
“Me keqardhje të thellë ju informoj se sot ne humbëm udhëheqësin tonë trim, Presidentin e Republikës së Tanzanisë, John Pombe Magufuli,” tha zv/Presidenti Hassan.
Z. Magufuli nuk ishte parë në publik prej më shumë se dy javësh dhe kishte zëra rreth shëndetit të tij.
Më herët politikanët e opozitës thanë se ai ishte infektuar me Covid-19, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Është njoftuar për 14 ditë zie kombëtare dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë.
Magufuli kishte marrë detyrën si President i vendit në ditëlindjen e tij të 56-të në Tetor të vitit 2015./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al