Vdiq vetëm disa javë para George Floyd, policë nën akuza për vrasjen e qëllimtë të 33-vjeçarit afro-amerikan në Takoma

Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Uashington ngriti të enjten akuza kundër dy policëve të qytetit Takoma në këtë shtet të bregut të Paqësorit amerikan lidhur me vdekjen e afrikano-amerikanit Manuel Ellis, i cili humbi jetën pasi përsëriti disa herë gjatë arrestit se nuk merrte dot frymë.

Prokurori i Përgjithshëm Bob Ferguson njoftoi akuzën për vrasje me qëllim të shkallës së dytë kundër ish-policëve Christopher Burbank dhe Matthew Collins si dhe akuzën për vrasje të paqëllimtë të shkallës së parë kundër ish-policit Timothy Rankine.

Dëshmitarët treguan se kishin parë policët Burbank dhe Collins duke e sulmuar viktimën pa asnjë provokim, sipas dokumenteve të paraqitura në Gjykatën e Lartë të komunës Piers. Polici i tretë akuzohet se i kishte rënduar mbi shpinë viktimës, megjithëse ai lutej se nuk merrte frymë.

33-vjeçari Ellis vdiq më 3 mas 2020, në pranga, i lidhur këmbë e duar dhe i goditur me rrymë elektrike për ta vënë nën kontroll, vetëm disa javë para se George Floyd të vdiste nën gjurin e policit në Mineapolis, gjë që shkaktoi protesta mbarë kombëtare me thirrjet për reforma në praktikat policore.

Mjeku ligjor i komunës Piers e cilësoi vdekjen e zotit Ellis si vrasje të shkaktuar nga mungesa e oksigjenit gjatë arrestit, duke shtuar se faktorë komplikues ishin problemet e zemrës dhe methamfetamina.

Vdekja e zotit Manuel Ellis u bë sinonime me thirrjet për drejtësi në pjesën veri-perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Fjalët e tij të fundit “Nuk marr dot frymë, zotëri” janë regjistruar nga kamera e sigurisë.

Policët reaguan pasi pati njoftime se zoti Ellis ishte parë duke u futur në makina që ndaleshin tek semafori. Ata e cilësuan zotin Ellis “agresor” duke thënë se ai i ishte vërsulur një polici që po dilte nga makina.

Por dy kalimtarë që regjistruan incidentin vdekjeprurës dhanë dëshmi identike duke thënë se policia kishte reaguar pa provokim. Një polic i ulur në anën e pasagjerit kishte hapur derën me forcë duke e rrëzuar zotin Ellis dhe më pas i ishte hedhur sipër dhe kishte filluar ta godiste, thanë dëshmitarët.

Sherifi i komunës Ed Troyer, i cili në atë kohë ishte hetues dhe zëdhënës për zyrën e sherifit, tha pas vdekjes së viktimës se asnjë nga policët nuk e kishte mbajtur zotin Ellis të mbërthyer me gjurin tek qafa apo koka, por në një nga videot që u bë publike më pas shihet pikërisht një skenë e tillë./VOA/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *