Vedat Muriqi drejt Anglisë, ja 3 klubet që duan sulmuesin e Kosovës

SHPËRNDAJE

Vedat Muriqi nuk ka kaluar një sezon aspak të mirë tek skuadra e Lacios, ku nuk ka arritur dot të tregojë vlerat e tij duke shënuar vetëm dy gola në 24 ndeshje me lacialët.

muriqi 1

Muriqi u transferua verën e kaluar pas një sezoni fantastik me turqit e Fenerbaçes, por si duket drejtuesit e Lacios janë penduar për blerjen e tij pasi shpenzuan gati 20 milion euro për ta marrë ne ekip.

Penalltia e shkaktuar ndaj Bajernit në Ligë e Kampioneve, shkaktoi irritim të madh tek tifozet kryeqytetas, të cilët vërshuan në kritika drejt ekipit të tyre për shtatlartin e Kosovës.

Sipas prestigjiozes italiane “Corriere della Sera”, Muriqi po kërkohet nga skuadrat angleze të Bërnlej, Totenham dhe Mançester Junajtid.

“Djajve të Kuq”, me largimin e Kavanit do t’iu duhej një zëvendësues me karakteristika të njëjta pasi dhe shtatlarti Muriqi është një lojtar qe luan futboll fizik. Edhe tek Totenhemi shihet si zëvendësues ideal i sulmuesit anglez, Herri Kejn. Gjithesesi të gjitha këto zëra mbeten në kuadër të aludimeve, pasi nuk ka asgjë zyrtare.

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *