Veliaj dënon sulmin në xhaminë e Rr. Kavajës: S’përfaqëson frymën e paqes dhe të mirësisë që fal Ramazani



VeliajKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar me forcë sulmin me thikë ndaj qytetarëve në Rrugën e Kavajës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se ky akt i rëndë nuk përfaqëson asnjë grimë nga fryma e paqes dhe e mirësisë që fal muaji i Shenjtë i Ramazanit, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

“Ngjarja e sotme në xhaminë e Rr. së Kavajës është një akt i rëndë, që duhet dënuar me forcë, e nuk përfaqëson asnjë grimë nga fryma e paqes dhe e mirësisë që fal muaji i Shenjtë i Ramazanit. Shërim të shpejtë të plagosurve, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën”, nënvizon Veliaj.

Rudolf Nikolli-Plagosja-Xhamia-Rruga-Kavajes11111 rudolf nikollaj xhamia dine hoxha besimtare sulm me thike Rudolf Nikolli-Plagosja-Xhamia-Rruga-Kavajes11111111

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *