Veliaj me Manastirliun: Ata që dinë vetëm të bllokojnë nuk ndalen as në situata emergjence!



Veliaj manastirliuMinistrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është prezantuar sot në Njësinë 9 në kryeqytet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili drejton dhe fushatën e Partisë Socialiste për të gjithë qarkun.

Duke sjellë rastin e kontrollorëve të aeroportit të Rinasit, Veliaj tha se për shqiptarët po bëhet edhe më e qartë se kush janë njerëzit e punës dhe cilët janë njerëzit e bllokimit.

“E gjithë ajo historia e shëmtuar e bllokimit të aeroportit të Rinasit nga njerëz që rrogën fillestare para pandemisë e kishin 4.8 milion dhe me 40% të punës merrnin një pagë të reduktuar 2.5 milion, një gjë jo normale, por sidomos kur afekton dhe një situatë emergjence sic është sjellja e vaksinës është një trishtim i madh.

Ndaj unë besoj që në finale këtu nuk është puna e majtë apo e djathtë, por kush janë njerëzit e punës dhe kush janë njerëzit e bllokimit; cilët janë njerëzit që duan t’i çojnë gjërat përpara dhe punojnë me mish e me shpirt për vaksinën, rindërtimin, reformën në drejtësi e për shkollat e reja dhe kush janë ata “përça e sundo”, thika pas shpine, apo intrigën e rradhës. Mbi të gjitha kjo është një betejë midis qytetarisë edhe vulgaritetit, kush respekton rregullat dhe thotë jeta para votave, jo vota para jetës,” u shpreh Veliaj.

Ministrja Manastirliu ka shpjeguar ndërkohë skemën se si do arrijmë te mbulimi tërësor i popullatës me vaksina ndaj pandemisë së Covid-19. “Ne po punojmë, fatmirësisht, falë përpjekjes madhore të Kryeministrit, për të sjellë në një kohë shumë të shpejtë të sasisë së nevojshme të vaksinave në Shqipëri. Padyshim vaksinimi do fillonte me ata që ishin në krye të detyrës, në ballë të përpjekjeve dhe luftës me Covid që ishin mjekët, infermierët tanë në spitalet Covid dhe më tej gjithë personeli mjekësor, mjekët në kujdesin parësor, infermierët gjithashtu më tej me arsimtarët që ishin të dytët dhe tashmë kemi filluar me grupet +70 vjeç, ku jemi në përfundim e sipër.

Shpresojmë që ashtu sikur e kemi thënë në objektivin tonë ambicioz, që brenda muajt maj, gjysmë milion shqiptarë të jenë vaksinuar dhe më tej në planin që jemi shpresëplotë që do ta arrijmë, në 14 muaj, apo në pranverën e vitit të ardhëm ne të kemi vaksinuar të gjithë popullatën,” tha Manastirliu.

Kryebashkiaku Veliaj, duke iu përgjigjur pyetjeve të banorëve të kësaj zone mbi projektin e Bulevardit të Ri të Tiranës, tha se tashmë janë dhënë lejet e para. “Ne kemi përfunduar gjithashtu edhe konkursin, duhet vetëm të shpallim finalistët, por ka qenë kohë pandemie dhe ka qenë e pamundur që 10 finalistët të vijnë për arkitekturën e Bashkisë së re. Ne duam të mbajmë vetëm zyrën ceremoniale në qendër, por ama ne jemi sot qiramarrësi më i madh në Republikë.

Bashkia e Tiranës ka me qira rreth 100 zyra në të gjithë territorin. Edhe ai sherri ku Presidenti cedoi pak nga etika bëhej fjalë për disa zyra bashkie që pikërisht se jemi të tejngarkuar dhe pikërisht se shumë dhe prej zyrave tona, siç u prish materniteti nga tërmeti, u dëmtuan, na duhet të bëjmë maksimumin.

Ndaj në afatgjatë zgjidhja do jetë çuarja e Bashkisë aty, sic edhe disa institucione përfshirë këtu Ministrinë e Financave, Doganat, Tatimet, të shkojnë gjithashtu përgjatë Bregut të Lumit tek Lagjja “5 Maji”, ndërsa disa universitete dhe disa industri kreative do të shkojnë në Kombinat, tek lagjja e re “KombinArt””, theksoi Veliaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *