Veliaj në Kosovë, pritet nga Albin Kurti: Ngjarjet kulturore janë mundësi e mirë për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë në një takim miqësor.

Veliaj ka vlerësuar rolin e diasporës së Kosovës për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, teksa Kurti theksoi se ekonomia e vendit të tij po shënon rritje.

Po ashtu Veliaj përmendi dhe dy ngjarjet kulturore që do të ndodhin vitin e ardhshën, biennalia ‘’Manifesta’’ në Prishtinë dhe në aktivitetet në Tiranë në kuadër të “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.

Për kryebashkiakun e Tiranës këto ngjarje janë mundësi e mirë për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare.

NJOFTIMI NGA KRYEMINISTRIA E KOSOVËS

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë pritur në takim miqësor Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj dhe nënkryetaren e Bashkisë, znj. Anuela Ristani.

Diskutuan për pandeminë dhe ecurinë e procesit të vaksinimit në të dy shtetet. Kryebashkiaku Veliaj u interesua për efektin e pandemisë në ekonomi, duke e vlerësuar rolin dhe vullnetin e diasporës së Kosovës për t’i kontribuar zhvillimit ekonomik.

Kryeministri Kurti tha se ekonomia ka filluar të shënojë ngritje dhe sipas projeksioneve rritja ekonomike do të arrijë në 7.9 për qind të bruto produktit vendor. Tha se është shënuar progres edhe në eksporte dhe mbledhje të tatimeve.

U bisedua edhe për ngjarjet kulturore që do të mbahen në kryeqytetet e të dy shteteve vitin e ardhshëm. Prishtina do të jetë pritëse e biennales “Manifesta”, ndërsa kryeqyteti shqiptar i aktiviteteve të “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Kryebashkiaku Veliaj tha se këto dy ngjarje janë mundësi e mirë për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *