Veliaj takon Memën, kryebashkiaku: Koha që futbolli t’i kthehet idealistëve, jo llumit që shet ndeshje e vjedh fonde








Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka takuar sot një nga ikonat e futbollit kryeqyetas, Sulejman Memën. Një takim kortezie, por edhe një falënderim për detyrën e tij në këto vite si kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.

mema veliaj

“Me mikun e mirë Sulejman Mema që lë stafetën si drejtues i Shoqatës Rajonale të Tiranës pas kaq viteve kontribut idealist në futboll!

Mirënjohje maestro!

Koha që futbolli t’i kthehet idealistëve, jo llumit që shet ndeshje e vjedh fondet e fëmijëve që jep FIFA/UEFA”, shkruante Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale rreth këtij takimi me drejtuesit e Shoqatës Rajonale i cili do të lërë drejtimin e saj pas zgjedhjeve të javëve të ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.