Veliaj, tjetër sulm Dukës: Sikur ata që kanë për detyrë të bëjnë fusha futbolli, ta kishin bërë detyrën, sot do të kishim 100 fusha në Tiranë








Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë një tjetër sinjal për Armand Dukën, duke akuzuara këtë të fundit se nuk ka bërë punën që duhej për të ndërtuar terrene sportive për fëmijët dhe të rriturit. Në “Ditën Kombëtare të Sportit në Katar”, në minikampionatin e futbollit dhe basketbollit për fëmijë, ai ka theksuar se FSHF nuk kishte bërë detyrën e saj.

veliaj duka

“Unë edhe miku im, Ambasadori Al Marri, e kemi bërë punën tonë. Kemi investuar në shkolla dhe terrene sportive. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, duke filluar nga fushat në Laprakë, te fushat te Parku i Liqenit.

Por sikur të gjithë ata që e kanë për detyrë të bëjnë fusha futbolli ta kishin bërë detyrën e tyre sot do të kishim 100 fusha sportive në Tiranë.

Ndaj secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta, por ajo që është e rëndësishme është se, kush e ka mundësinë le të ndihmojë, të kontribuojë dhe të lërë një shenjë, ashtu siç kemi lënë një shenjë me vëllezërit dhe motrat tonë nga Katari”, ishin fjalët e Veliajt.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.